Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar besimtarët e fesë Islame për muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Urimet më të mira për të gjithë ata që shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në Kosovë. Presim që të festojmë bashkë me myslimanët e Kosovës më vonë gjatë këtij muaji”, shkroi ai.
Ai ka shpërndarë edhe urimin e sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka uruar myslimanët për fillimin e këtij muaji të shenjtë për ta.