Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka vizituar KEK-un dhe minierën.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, Kosnett ka thënë që situata e energjisë dhe insfrastruktura moderne janë jetike për të siguruar prosperitet.
“Alisoni edhe unë bëmë një vizitë në korporatën energjetike KEK dhe në minierë sot. Amerika mbështet një shumëllojshmëri të strategjisë së energjisë për Kosovën, duke përfshirë thëngjillin dhe burimet e ri-përpunueshme. Siguria e energjisë dhe infrastruktura moderne janë jetike për të siguruar prosperitet”, ka shkruar ai.
Alison and I toured the KEK Power Plant and Mine today. U.S. supports a diversified energy strategy for #Kosovo including coal and renewables. Energy security and modern infrastructure are vital to ensuring prosperity. pic.twitter.com/OMpyq9PiDk
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) April 11, 2019