Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, në një postim në Twitter, ka thënë se dhuna në sistemin demokratik të Kosovës nuk ka vend.
Ai tha se as hedhja me vezë nuk duhet të pranohet dhe se me këtë dëmtohet reputacioni i Kosovës.
“Në sistemin demokratik të Kosovës nuk ka vend për dhunë, qoftë ajo armë zjarri, gaz apo vezë. Kjo nuk është shaka, dhe ata që përfshihen në dhunë dhe ata që e nxisin atë duhet ta marrin parasysh dëmtimin e reputacionit të Kosovës. Dhe, arsyetimi se ‘ata na bënin njëjtë’ nuk është arsyetim. Respektojeni demokracinë. Bisedoni me njëri-tjetrin”, tha Kosnetti.
Kujtojmë se të shtunën, në drejtim të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, një person i panjohur hodhi vezë.