“Kosova A” aktualisht në prodhim me 300 megavat

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Edhe “Blloku A3” në finalizim të remontit, në kohë dhe gjithçka siç është parashikuar. Nga java tjetër KEK-u me kapacitete të plota në prodhim.

Kënaqësi dhe krenari me rezultatet e punës në “Kosova A” sikurse edhe në të gjitha njësit tjera të KEK-ut.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kemi tejkaluar të gjitha parashikimet dhe kemi thyer rekorde në mihje, rezerva të thëngjillit, prodhim në “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Rezultati, 8 milionë euro profiti i Korporatës.

Edhe në pjesën e dytë të këtij viti duke e parë disponimin dhe përkushtimin e gjithë punëtorëve jam i bindur se do kemi rezultate edhe më të mira.

Krenar që jam në krye të këtij gjiganti që është shembulli më i mirë dhe i vetëm i rezultateve dhe suksesit të një Kompanie Publike. tha Njazi Thaçi

Të ngjashme