Kosova arrin në Angli, nesër takimi historik

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Kosova nesër është mysafire e Anglisë në ndeshjen e xhiros së pestë të kualifikimeve për Euron 2020 që do të zhvillohet në stadiumin “St Mary’s” në Southampton.

Futbollistët e Kombëtares kanë arritur në ishull një ditë para ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Ata do të zhvillojnë një stërvitje gjatë ditës së sotme derisa nesër do të luajnë kundër kundërshtarit më të fortë në grup.

Kosova kundër ‘Tre luanëve”, do të luajë pas një serie prej 15 ndeshjeve pa humbje.

Të ngjashme