Kosova bëhet me doktorin e parë shkencor në fushën e kriminologjisë

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 13:05 | Nga

Në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studime të Sigurisë në Universitetin Publik të Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë, është promovuar doktori i parë shkencor në fushën e kriminologjisë në Ballkanin Perëndimor e ky është prof.dr. Ahmet Maloku, profesor universitar në Kosovë, por edhe në Universitetin e Travnikut në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin Publik të Sarajevës, të mërkurën, me një ceremoni solemne publike në prani të familjes, të shumë personaliteteve të jetës shkencore dhe akademike Ahmet Maloku mbrojti temën e disertacionin të doktoratës me titull “Dezorganizimi social dhe tiparet e kriminalitetit në rajonin e Gjilanit (Kosovë) në periudhën 2010-2014“, përballë komisionit vlerësues në përbërje: Prof. Dr. Muratbegović

Elmedin (kryetar); Prof. Dr. Šabani Alisabri (mentor) si dhe Prof. Dr. Budimlić Muhamed (anëtarë). Me këtë rast Kosova fitoi Doktorin e parë të shkencave Kriminologjike (PHD In criminology).

Vlen te theksohet se prof.dr. Ahmet Maloku disa vite më parë ka kryer edhe doktoraturën e parë në Fakultetin Juridik në katedrën penale në Universitetin e Travnikut, ku njëherit është edhe profesor në të njëjtin universitet në studimet posdiplomike të magjistraturës dhe studimeve të doktoratës.

Të ngjashme