Kosova bëhet me Njësi Kundër Mashtrimeve, Kosnett kërkon transparencë e llogaridhënie

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 16:00 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës do të funksionojë edhe një njësit i ri. Njësia për Luftimin e Mashtrimeve, sot ka bërë nisjen zyrtare të punës ku ka marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, raporton Ekonomia Online.

Konsnett tha se kjo është një gjë e mirë që po fillon në Kosovë. Ai ka përmendur disa raste ku është shënuar sukses, por për disa raste ka thënë se institucionet nuk e kanë kryer punën e tyre.

“Më duhet të them se jam i lumtur për fillimin zyrtar kundër mashtrimin brenda zyrës së Auditimit. Ky është shembull se si drejtësia dhe parimi ndërthuren. Dua të fillojë duke shënuar të arriturat. Në viti 2016-të komuna e Leposaviqit kishin paguar dy herë për riparimin e rrugës ndërsa zyra e Auditimit reagoi menjëherë duke i kthyer  86 mijë euro nga kontraktuesit. Përkundër këtij dhe suksese tjera shumë institucione nuk po e bëjnë punën e tyre, vetëm 1/3 janë trajtuar gjatë viteve të fundit”, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan ka thënë se ka ardh koha që institucionet të zbatojnë ligjin , të tregojnë transparencë dhe llogaridhënie.

“Edhe kuvendi që mbikëqyr zyrën e Auditimit është bashkëfajtorë në këtë shpërfillje. Me themelimit e zyrës kundër mashtrimit tregon se s’do të zmbrapset edhe pse sot po e fillojmë zyrtarisht njësiti është aktivë para 3 muajve. 38 raste të mashtrimit janë raportuar bazuar në vitin 2017. Ky është vit premtues që tu dëshmojnë institucioneve që s’kanë asgjë për të fshehur. Kosovarët meritojnë të kenë përfaqësues që tregojnë transparencën dhe llogaridhënien”, tha ai.

“…Ka ardh koha që institucionet të marrin përgjegjësi për zbatimin e ligjit. I bëjë thirrje policisë dhe zyrës së Prokurorit për të ndihmuar në zbatimin e ligjit. Ju bëjë thirrje qytetarëve që të angazhohen dhe të sigurohen që korrupsioni nuk ka vend ku të fshihet”, ka thënë Kosnett, raporton EO.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, tha se janë trajnuar gjithsej 60 auditorë që do të shërbejnë në luftimin e korrupsionit.

“Kjo zyrë nuk bëhet funksionale sot, me ndihmë të USAID-it kemi trajnuar  60 auditorë kundër mashtrimit kemi krijuar trajnim në mënyrë të  veçantë. Ajo që bëmë sot është t’i takojmë këta njerëz dhe t’i mbështesim me punën e mëtutjeshme. Shpejtë pritet të dal raporti i fundit i Auditorit me 135 faqe”, tha Osmani.

Zyra Kombëtare e Auditimit është një nga partnerët kyç të aktiviteteit anti-korrupsion të USAID-it në prokurimin publik dhe zë vend qendror në zbulimin e mashtrimeve, shpërdorimeve dhe abuzimeve, si dhe luftimin e korrupsionit.

USAID-i ka siguruar avancim të përshtatur të kapaciteteve për zbulim dhe luftim të mashtrimeve për 60 auditorë kombëtarë si dhe ka mbështetur themelimin e Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve në kuadër të Departamentit Ligjor të ZKAK-së.

Të ngjashme