Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore bindëse nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes.
Challandes ka shënuar tri fitore në tri ndeshje te Përfaqësuesja e Kosovës, pas fitores me rezultat 3 me 0 ndaj Shqipërisë.
Kosova tregoi dominimin ndaj Shqipërisë në ndeshjen e luajtur në Zurich të Zvicrës, duke triumfuar me rezultat bindës.
‘Dardanët’ e nisën furishëm ndeshjen, duke pasur mundësinë e parë për gol me anë të Donis Avdijajt.
Por, goli erdhi në minutën e 20′, kur pas një asistimi fenomenal të Besar Halimti, topin në rrjetë e dërgoi Arbër Zeneli.
Kosova e nisi mirë edhe pjesën e dytë, ku shënoi në minutën e 50′, kësaj radhe me një super gol të Arbër Zenelit, që e shënoi golin e dytë personal.
Golin e tretë, dhe për rezultatin përfundimtar 3:0, e realizoi i inkuadruari në pjesën e dytë Edon Zhegrova, në minutën e 67′ të ndeshjes.