Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë dy marrëveshje

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 07:55 | Nga

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli do të nënshkruajnë dy marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Marrëveshjet të cilat do të nënshkruhen janë: Marrëveshja për financimin e projektit të Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport, si dhe Marrëveshja për financimin e granteve për bujqësi përfshirë edhe rehabilitimin e kanaleve në Skemat e ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Ministri Avdullah Hoti dhe drejtori i BB-së për Kosovë Marko Mantovanelli, do të prononcohen për media.

Ceremonia dhe Konferenca për Media do të mbahet sot në Ministrinë e Financave – Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, kati 11- salla e konferencave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme