Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në takim përfaqësuesit e autoritetit të shërbimeve të trafikut ajror bullgar (BULATSA).
Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori gjeneral i BULATSA-s, Georgi Peev, zv.drejtori i operimeve, Ivan Diaksov, drejtori i programeve, projekteve dhe strategjisë evropiane, Veselin Stoyanov dhe drejtori financiar, Vitan Todorov.
Gjatë takimit është nënshkruar memorandumi për themelimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit strategjik në mes të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) dhe Autoritetit të Shërbimeve të Trafikut Ajror Bullgar (BULATSA), i cili u nënshkrua nga drejtori i AShNA-së, Bahri Nuredini dhe drejtori gjeneral i BULATSA-s, Georgi Peev, me të cilin synohet të thellohet bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e navigimit ajror.