Ekonomia Online
FUNDIT

Kosova dhe Greqia nënshkruajnë dokument bashkëpunimi

Kosova dhe Greqia nënshkruajnë dokument bashkëpunimi

Në kuadër të thellimit të raporteve të mëtutjeshme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, të mërkurën në Prishtinë u nënshkrua dokumenti që formalizon bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve. Ky dokument u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. […]

Në kuadër të thellimit të raporteve të mëtutjeshme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, të mërkurën në Prishtinë u nënshkrua dokumenti që formalizon bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.

Ky dokument u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij grek, z. Kostas Fragoggianis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas zëvendësministrit Ahmeti, nënshkrimi i sotëm i këtij dokumentit ka për qëllim intensifikimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyera që po ndërtohen midis dy vendeve, Kosovës dhe Greqisë.

Të ngjashme