Në Hagë të Holandës janë mbajtur konsultime politike në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës.
Siç njoftohet në një komunikatë, përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve.
“Zëvendësministri Ahmeti falënderoi zëvendësministren Ende, për mbështetjen e Holandës për mbështetjen Kosovës në kalimin e fazës së parë në Këshillin e Evropës. Poashtu, u diskutua edhe për procesin e integrimit të Kosovës në organizata tjera ndërkombëtare”, bëhet e ditur tutje.