Portali kroat “24sata.hr” ka paralajmëruar se të dyja skuadrat mund të dënohen nga FIFA për thirrjen: “Vrite serbin”, para dhe gjatë ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, përcjell “Lajmi.net”.
Tifozët e Kosovës dhe ata të Kroacisë gjatë gjithë ditës së enjte kanë kënduar së bashku duke krijuar atmosferë fantastike në qytetin e Shkodrës.