Kosova dhe Lituania me ujdi për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Në Stokholm të mërkurën u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Nga pala kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci –Sherifi.

Si e bën të ditur Ministria e Financave, në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së.

Deri më sot, Kosova ka nënshkruar 17 Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme