Ministri i Financave Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij në Luksemburg është pritur nga Homologu i tij Ministri i Financave të Luksemburgut Pierre Gramegna. Ku gjatë takimit bilateral ministrat nënshkruan Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet dy shteteve. Me këtë marrëveshje avancohen marrëdhëniet ndërshtetërore në një nivel shumë më të lartë.
Ministri Bedri Hamza gjatë takimit vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë e Luksemburgut dhe shprehi falenderimin për ndihmën e ofruar ndër vite për shtetin e Kosovës. Ku falë kësaj ndihme kemi projekte të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve tanë dhe në zhvillimin ekonomike të vendit.
Ai gjithashtu falënderoi shtetin e Luksemburgut për mbështetjen e ofruar për anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare me theks të veçantë antarësimin në organizatën botërore të Doganës.
Ndërsa, Ministri i Financave të Luksemburgut Pierre Gramegna gjatë takimit shprehi kënaqësin e tijë për vizitën e Ministrit Hamza në Liksemburg si dhe për nënshkrimin e marrëveshjes e cila pa dyshim tregon marrëdhëniet e shteteve tona të shkëlqyeshme dhe të sinqerta.
Ministri Gramegna gjithashtu shprehi gatishmërinë që ta ndihmoj Kosovën në çdo projekt i cili ndikonë në ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës dhe në zhvillimin Ekonomik.
Ministri Gramenga po ashtu me respektin më të madhe pranoi ftesën e Ministrit Hamza për ta vizituar Kosovën në pjesën e parë të vitit 2018, dhe për të iniciuar së bashku projektet e zhvillimit ekonomik për interes të përbashkët e dy shteteve dhe të Bashkimit Evropian në përgjithesi.
Të dy Ministrat u pajtuan se marrëveshja e nënshkruar sot ndihmon në investimet e përbashkëta në të dya vendet.