Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut nënshkruan sot dy marrëveshje bashkëpunimi.
Protokolli i bashkëpunimit për kryerjen e kontrollit kufitar të trafikut hekurudhor u nënshkrua nga ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa, dhe homologu i tij nga Shkupi, njëherit zv.kryeministër, Oliver Spasovski.
Ndërsa, protokolli i bashkëpunimit në lidhje me çështjet të cilat ndërlidhën me sigurinë në ngjarjet e mëdha publike u nënshkrua nga drejtorët e Policive të të dy vendeve, Rashit Qalaj dhe Sasho Tashevski.
Nënshkrimit të këtyre protokolleve të bashkëpunimit iu parapriu një ushtrim i përbashkët taktiko-operativ i koduar me emrin “Ndjekja-Potera”, i cili u realizua në bashkëpunim dhe koordinim të njësiteve policore të të dy shteteve.
Për ta përcjellë nga afër këtë ushtrim të përbashkët ishte dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj/
Drejtorët e Policisë së të dy vendeve, të cilët iu drejtuan të pranishmëve me nga një fjalë rasti, vlerësuan lart rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të dy vendeve, për krijimin e lirisë së lëvizjes së lirë dhe luftës ndaj krimit të organizuar dhe krimit trans kufitar.
Ky ushtrim, i realizuar në brezin kufitar të të dy shteteve (zona kufitare Glloboçicë), kishte për qëllim demonstrimin e performancës dhe veprimeve të përbashkëta të sinkronizuara ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së veriut, në parandalimin dhe ballafaqimin ndaj aktiviteteve/grupeve kriminale ndërkufitare.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, pas përfundimit të ushtrimit operativo-taktik pjesëmarrësve të të dy shteteve iu ndau mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e demonstruar.
LEXO EDHE: