Kosova dhe Shtetet e Bashkuara, janë dakorduar që të bashkëpunojnë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Një marrëveshje që është nënshkruar të mërkurën, ka ofruar një kornizë të përgjithshme bashkëpunimi në mes zyrës së kryeministrit, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Kombeve të Bashkuara.
Kjo marrëveshje përfshinë implementimin e një projekti, përmes të cilit do të bëhet vlerësimi i luftëtarëve kosovarë në vendet e lindjes së mesme
Projekti ka për qëllim që ta parandalojë radikalizmin e dhunshëm nëpër burgje dhe komunitete, të zhvillojë aktivitete të de-radikalizmit dhe riintegrimin e tyre dhe të zhvillojë një strategji të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.
Autoritete kosovare deklarojnë se asnjë qytetar kosovar nuk i është bashkuar grupeve rebele në Siri dhe Irak gjatë vitit të kaluar. (klankosova.tv)