Hedhet shorti për parakualifikimet e Kampionatit Botëror të femrave në futboll
Dy përfaqësueset e shqiptarëve, Kosova dhe Shqipëria do të ndeshen mes vete në parakualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2019 që mbahet në Francë.
Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës Kosova do të bëjë pjesë në Grupin 2, ku përveç Shqipërisë, janë edhe Greqia e Malta.
Vetëm vendi i parë do të kalojë tutje në fazën e kualifikimeve që çojnë në Botëror.
Ky do të jetë debutimi i përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave në kualifikimet për Kampionatin Botëror që nga pranimi i futbollit tonë në UEFA dhe FIFA.