Kosova dhe Shqipëria, pa platformë të përbashkët për prodhimtarinë vendëse

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 15:11 | Nga

“Konsumimi i prodhimeve vendore jo vetëm veprim ekonomik”, ishte tema e tryezës së organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016” me moton “Unë konsumoj produkte vendore Po Ju” me komunitetin e biznesit, atë akademik dhe studentët në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Agim Shahini,kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se konsumimi i prodhimeve vendëse duhet të jetë edhe më i madh sesa deri tash, kur dihet se vendi është vërshuar nga prodhimet e importuara e të cilat në disa raste janë të dyshimta për konsum. Qytetarët duhet konsumuar produkte vendore, sepse janë më të mira se të importuarat”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se për çështje të nacionalizmit ekonomik e kombëtar, qytetarët duhet të duan produktet e Kosovës dhe në anën tjetër ndikojnë të ndalin edhe eksportin e parave të gatshme që janë mbi pesë miliardë euro vetëm në shtetin fqinjë Serbinë që nga paslufta.

Sipas tij duke konsumuar produkte vendore, hapen mundësitë e punësimit, zhvillimit, eksporteve më të mëdha të prodhimeve tona dhe rritjes së mirëqenies qytetare. Të gjithë duan të punsohen, por për të bërë atë duhet konsumuar produkte vendore, nga që me rritjen e prodhimtarisë hapen edhe vende të reja pune.

“Vetëdija për konsum të prodhimeve vendëse po mungon, e po ashtu po mungon edhe vetëdija kombëtare. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, ende nuk e kanë në prioritet prodhimtarinë vendëse dhe zhvillimin ekonomik. E që këto duhet të jenë prioritet ndër prioritete. Të dy qeverit duhet të kenë një platformë të parbashkët për zhvillimin e prodhimtarisë vendore e cila po mungon”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së, shtoi se nëse konsumohen më shumë produktet vendore, atëherë do të ndalet edhe ekspori i parave të gatshme dhe ato do të mbeten e investohen brenda vendit.

Ai tha se institucionet nuk po kanë fuqi që të ndalin informalitetin në veri të vendit dhe të rrisin buxhetin nga të cilët përfitues do të jenë të gjithë.

Kryetari i AKB-së, tregoi se mbi 500 studentë të këtij universiteti, kanë realizuar praktikën nëpër biznese e shumë nga ata edhe janë punësuar.

Ramadan Muja, kryetar i Komunës së Prizrenit, tha se realizimi i “Javëve të Biznesit Kosovar” për, “Unë konsumojë produkte vendore po Ju”, për katërmbëdhjetë vjet nga AKB-ja ka një rëndësi të madhe.

Në këtë panair, bizneset duke promovuar prodhimet vendore edhe sensibilizojnë qytetarët për konsumin e tyre dhe i ndihmojnë procesit të zhvillimit ekonomik të Kosovës e në veçanti Prizrenit.

“Prodhuesit e Kosovës dhe ekonomia e saj, kanë kaluar në një fazë të rëndë, ku kanë dalur nga lufta të shkatërruara dhe Kosova tashmë ka nevojë për zhvillim, mbështetje dhe për investime më të mëdha”, tha kryetari i Prizrenit.

Ramadan Muja, tregoi se komuna e Prizrenit, ofron një pozitë shumë të përshtatshme për thithjen e investitorëve sidomos ata të huaj. Korniza zhvillimore e rajonit ka në plan ndërtimin e Parkut të Biznesit dhe Komuna do të jetë në mbështetje të bizneseve sidomos atyre prodhuese në të gjitha fushat, në mënyrë që të ketë zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Hisni Kilaj, zëvendës ministër i Financave, tha se sensibilizimi i AKB-së për konsum të prodhimeve vendore është një gjë shumë e mirë.

“Ekonomia e Kosovës, ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, sidomos pas luftës e cila e la të shkatërruar jo vetëm eknominë, por edhe gjithqka tjetër”,tha zvëndës ministri i financave.

Hisni Kilaj, tregoi se pas luftës Buxheti i shtetit ishte vetëm 200 mijë marka, e tash po arrinë në dy miliardë euro dhe në rritjen e saj ka ndikuar edhe zhvillimi ekonomik, i cili duhet të rritet edhe më shumë.

“Konsumimi i prodhimeve kosovare duhet të jetë nacionalizëm”, tha zv.ministri Kilaj.

Kadri Kryeziu, prorektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, tha se prodhimet tona jo vetëm që janë më të mira se të huajat, por janë edhe më të dobishme, kombëtare dhe më cilësore.
“Derisa nuk i shfrytëzojmë resurset kombëtare, nuk kemi zhvillim dhe atëherë kur bashkohemi, eliminohen edhe problemet që janë dhe zhvillohemi edhe më fuqishëm”, tha Kryeziu.

Më pas u bë prezantimi i disa kompanive të sukseshme dhe pati bashkëbisedime ndërmjet studentëve dhe zyrtarëve.

unnamed-8

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme