Kosova dhe Shqipëria do të unifikojnë Shërbimin Sprovues

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 16:25 | Nga

Zëvendësministri Çelaj me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Eridian Salianji së bashku me Drejtorin e Shërbimit Sprovues të Kosovës janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave në fushën e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve penale dhe në veçanti të masave alternative.

Gjatë këtij takimi të dy zëvendësministrat diskutuan për mundësit e unifikimit të Shërbimit Sprovues në mes të dy vendeve, në mënyrë që të lehtësohen procedurat sa i përket aplikimit të këtij shërbimi në të dy vendet.

Po ashtu, të dy zëvendësministrat diskutuan gjatë këtij takimi rreth hapave që duhet të merren nga të dy qeveritë për përmirësimin e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve penale dhe theksuan nevojën që të shihet edhe mundësia e rritjes së masave alternative.

Dy zëvendësministrat ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit mes dy dikastereve, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të eksperiencave, ku fokus të veçantë do të ketë dhe lufta ndaj korrupsionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme