BE: Kosova dhe sundimi i ligjit, kusht i Serbisë për në BE

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 15:02 | Nga

Këshilli i Ministrave të BE-së kanë përshëndetur përparimin e dialogut për anëtarësim në BE, por që rol kryesor do të jetë Kosova, pastaj sundimi i ligjit, etj., thuhet në një draft të konkluzioneve të krerëve të diplomatëve të BE-së të mbledhur në Luksemburg.

Në atë dokument thuhet se “normalizimi i raporteve me Kosovën, duke përfshirë këtu edhe sundimin e ligjit, do të jenë rol parësorë për përparimin e tyre drejt BE-së, që është njëherësh me rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, njoftojnë mediet serbe.

Gjithashtu, përshëndetet edhe fillimi i bërjes së statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe ftohen që të dyja palët të jenë konstruktive në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët, transmeton televizioni publik.

BE bën thirrje Serbisë që të bëjë më shumë në lidhje me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme