Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Bazuar në njoftimin zyrtar, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

“Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen”, thuhet në komunikatën për media nga Kuvendi i Kosovës.

Të ngjashme