Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci gjatë vizitës së tij në Turqi dhe homologu i tij turk, Yaşar Güler.

“Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turkiye ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka thënë se ndërmjet dy vendëve tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Të ngjashme