Ekonomisti Erton Begu ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili th se me këtë rritje ekonomike, Kosova do t’i afrohet Kroacisë.
Bega në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se kryeministri Kurti nuk është ekonomist dhe për këtë është këshilluar në mënyrë të gabuar.
“Ajo që përmendi kryeministri krahasimin me rritjen tonë ekonomike, për 10 vjet me rritje dyshifrore 10 përqind mund të arrijmë Kroacinë, më vjen keq që është i këshilluar në mënyrë të gabume, pasi kryeministri nuk është ekonomist”, tha Begu.
Ai shtoi se Kosova për ta zënë Kroacinë duhen të jenë disa parakushte tjera.
“Që ta zëmë Kroacinë duhet të kemi parakushte të tjera. Nëse ne rritemi për 10 vjet, 10 përqind, Kroacia duhet të ketë regres, rënie ekonomike cdo vit për 2 për qind për 10 vite me rend, që të barazohet ajo që njihet dmth brutoprodukti vendor për kokë banori. Kështu që e shoh si një llapsuz”, potencoi Begu.
Megjithkëtë, ai thekson se ka rritje ekonomike këtë vit.
“Ka rritje ekonomike reale në këtë vit. Të gjitha indikacionet janë që po shkojnë rritjet deri në atë drejtim”.