Kosova duhet ta ndyshojë kursin e saj të sigurisë dhe të forcojë aleancat me parnerët strategjikë

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 14:01 | Nga Zafir Berisha

Qëndrimet e Vuçiçit për Kosovën, edhe pas takimeve të fundit me liderët evropianë, tregojnë se ai dhe Serbia ndihen komod përball këtij presioni, pasi pbrapa vetes kanë Rusinë dhe Kinën. Përcaktimi i tyre po shihet publikisht se nuk është Perëndimi, por Lindja.

Duke i parë zhvillimet që po ndodhin në shumë rajone të botës, si dhe rreshtimet e shumë vendeve karshi krizave dhe luftërave, Kosova me urgjencë duhet ta ndyshojë kursin e saj në fushën e sigurisë si dhe të forcojë aleancat me parnerët strategjikë të saj.

Shtimi për 200% i buxhetit për FSK-në dhe organet e tjera të sigurisë, ndyshimi i ligjit për FSK-në, ku në mënyrë obligative të parashihet që të rinjtë nga mosha 18 deri 28 vjeç, ta kryejnë shërbimin ushtarak prej 90 ditësh

Nesër mund të ndyshojnë rregullat e lojës, prandaj ne duhet të jemi të zotët e vetëvetes, sepse jemi populli që e kemi provuar se asnjë investim shoqëror e privat nuk ka vlerë, nëse atdheu nuk është i sigurt.

Të ngjashme