Kosova duhet të jetë mbi kultin e Kurtit

Prishtinë | 18 Mar 2023 | 16:57 | Nga Uk Lushi

Habitem më disa shqiptarë që vazhdojnë ta luanizojnë Albin Kurtin.

Nga jo negociata, vetëvendosje, ky njeri ka kaluar në ekstremin jo vetêvendosje, sa më shumë negociata.

Përkundër spinit që ushtarët kurtianë bëjnë dhe do të bëjnë për shkak se nuk duan ta pranojnë që mbreti i tyre tashmë është lakuriq, duhet të jemi shumë të shqetësuar për shtegun ku po shtyhet të hyjë Kosova.

Për më keq Kurti ka treguar që nuk di të qeverisë. Vetëm shikoni arsimin, shëndetësinë dhe drejtësinë.

Nuk do t’u duhet mê shumë të veneroni paaftësi totale.

Kush ia do të mirën Kosovës nuk bên spin për Kurtin, por kërkon transparencê dhe përgjegjësi nga Kurti.

Kosova duhet të jetë mbi Kurtin, kultin për Kurtin dhe mbi secilin shqiptar.

Të ngjashme