Basketbollistët e Kosovës shprehen optimistë para ndeshjeve të fazës parakualifikuese të Botërorit 2023, kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë, të cilat do t’i luajnë më 18 e 20 shkurt
Basketbollistët e Kosovës shprehen optimistë para dueleve të shkurtit.
“Dardanët” do të luajnë me Luksemburgun më 18 dhe me Sllovakinë më 20 shkurt, në kuadër të fazës parakualifikuese të Botërorit 2023.
Dhe, Verdhekaltërve iu nevojiten dy fitore për të kaluar në fazën kualifikuese.
Basketbollisti Erjon Kastrati thotë se Kosova duhet t’i harrojë humbjet e nëntorit dhe të shikojë përpara.
Ai zotohet se me shokët e skuadrës do të mundohen ta japin maksimumin për ta arritur objektivin.