Kosova e ka dënuar Aleksandar Vulinin për vepër penale

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 17:34 | Nga

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar ministrin serb të Punës Aleksandar Vulin, transmeton Koha.net.

Në vendkalimet kufitare të Kosovës ka arritur aktgjykimi me urdhrin për arrestimin e tij.

Agjencia serbe e lajmeve tanjug njofton se Gjykata Themelore Mitrovicë e ka dënuara Aleksandar Vulinin për veprën penale – “Kalim ilegal të kufirit ose të vendkalimit kufitar sipas nenit 146, alineja 1 e Ligjit Penal të Republikës së Kosovës”, me gjobë në të holla.

Ky vendim gjyqësor është marrë më 19 janar të këtij vitit e në mungesë të ministrit.
Në arsyetimin e aktgjykimit theksohet se më 15 shkurt 2013, Aleksandar Vulin e ka kaluar kufirin në vendin ku nuk ka vendkalim kufitar dhe pastaj nëpër rrugë ilegale ka hyrë në territorin e Kosovës nga Republika e Serbisë edhe pse MPB e Kosovës më parë e kishte refuzuar kërkesë e tij për vizitë.
Media serbe nuk tregojnë me sa para është dënuar Vulin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme