Kosova, e katërta në Evropë për t’u vizituar

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 13:21 | Nga

Uebfaqja “LonelyPlanet” e ka përzgjedhur Kosovën në vendin e katërt, sa i përket destinacioneve më të preferuara për sivjet në Evropë.

Sipas ekspertëve të kësaj faqe, “Kosova e vogël, e rrethuar nga dy vargmalet malore në zemër të Ballkanit, disi deri tash ishte poshtë në radarin e shumicës së udhëtarëve. Por tani, në dhjetëvjetorin e pavarësisë më 2018, gjërat duken se do të ndryshojnë”.

Kjo faqe thotë se rinia është nxitja kryesore për zhvillimin e vendit.

Ajo ka përmendur Dokufestin, festivalin e njohur të filmit që mbahet çdo vjet në Prizrenin me trashëgimi të shumtë kulturore, Via Dinaricën si mundësi të turizmit të veçantë dhe rajonin e Rahovecit të njohur për verën.

Në tri vendet e para janë: Emilia-Romagna në Itali, Cantabria në Spanjë dhe Frieslandi në Holandë. Në vendin e dhjetë është Tirana.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme