Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për punën fitimprurëse të anëtarëve të një misioni diplomatik apo konsullor mes Kosovës dhe Kroacisë.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi tha se lidhja e kësaj marrëveshje është e rëndësisë së veçantë në thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë, raporton Ekonomia Online.
“Marrëveshja e lartë përmendur ka rëndësinë e lidhjes me Kroacinë. Marrëveshja ka për qëllim ofrimin e mundësisë fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të anëtarëve të një misioni diplomatik apo konsullor”.
Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe propozim vendimin për t’i rekomanduar Presidentit dhënien e autorizimit ministres së Integrimit Evropian për nënshkrimin e marrëveshjes me BE për pjesëmarrjen e Kosovës më programin “Evropa për qytetarët”.