Pasi nuk arritën të zhvillonin dje stërvitje për shkak të motit të keq, sot Kombëtarja e Kosovës ka nisur stërvitjen e parë, para ndeshjes miqësore që e luan nesër ndaj Lituanisë.
Pjesë e kësaj stërvitje nuk është Aro Muric, i cili është përjashtuar nga ekipi për arsye disiplinore, shkruan Gazeta Express.
Kjo është vetëm stërvitje e parë e “Dardanëve” para tri ndeshjeve që i luajnë këtë muaj ndaj Lituanisë nesër, e më pas Kosova e nis kampanjën për Kampionatin Botëror.
Të dielën, Kosova e pret Suedinë, kurse më pas i shkon Spanjës.