Kosova e para në rajon që nis hulumtimin “Steps”, me të përcaktohen shkaqet e sëmundjeve kronike

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Skender Gojnovci është ndër pacientët e parë që iu ka nënshtruar hulumtimit “Steps”.

Kosova është vendi i parë në rajon që nis realizimin e këtij hulumtimi nga i cili vlerësohen faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ai tha se do të përcaktohet shpërndarjen e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike në Kosovë, te popullata e moshës 18 deri 69 vjet.

“Shtypja e gjakut në nivel e pesha më se optimale ?. Skender Gojnovci, 68 vjeç, nga Lismiri i Fushë-Kosovës, u bë ndër të parët që iu nënshtrua hulumtimit STEPS?‍??‍?. Kosova bëhet shteti i parë në rajon që nis realizimin e këtij hulumtimi që bën vlerësimin e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike?. Sëmundjet kronike jongjitëse vazhdojnë të jenë përgjegjëse për shumicën e vdekjeve në nivel global. Nga 56 milionë vdekje në mbarë botën që janë shkaktuar në vitin 2012, 38 milionë (68%) prej tyre ishin nga sëmundjet kronike jongjitëse, veçanërisht sëmundjet e zmerës, kanceri dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes❌. Përmes këtij hulumtimi ne do të përcaktojmë shpërndarjen e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike në Kosovë, te popullata e moshës 18 deri 69 vjet ?‍?‍?‍?dhe në bazë të rezultateve do t’i nisim edhe politikat dhe programet tona bazuar në fakte. Gjithçka për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.✅”, ka shkruar Ismaili në rrjetin social Facebook, transmeton EO.

https://www.facebook.com/uismaili/photos/pcb.368907793707121/368906753707225/?type=3&theater
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme