Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Panamasë, Laurentino Cortizo.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ajo ka njoftuar se të pranishëm në këtë ceremoni ishin mbi 95 delegacione nga gjithë bota.
“Duke e parë një numër kaq të madh të të pranishmeve jam ndi shumë e lumtur dhe krenare për faktin se jemi shtet partner me Panamanë dhe që kemi ambasadën tonë me karakter rajonal pikërisht këtu”, ka shkruar ajo.
Ajo tutje ka shtuar se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Panamasë është i një rëndësie të veçantë.
“Në emër të Presidentit Hashim Thaçi dhe të Qeverisë së Kosovës, pata nderin që Presidentit Cortizo ti uroj fitoren dhe fillimin e mandatit të tij si President i Panamasë, vend i rëndësishëm dhe mik i Kosovës. Me Panamanë kemi shumë të përbashkëta, sikurse janë, ndër tjera, miqësitë dhe bashkëpunimi me partner të përbashkët, rreshtimi me botën demokratike në rastet sikurse ai në Venezuelë, si dhe përkushtimi për të rritur rolin dhe shtrirjen tonë në botë”, ka thënë ajo.
Rudi ka thënë se presidentit Cortizo i ka ofruar përkrahjen e institucioneve të vendit që relacionet mes dy shteteve të thellohen
“Këto dy ditë ditë kam takuar delegacionet e Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Zvicrës, Kosta Rikës, El Salvadorit, Hondurasit, Kilit, Venezuelës, Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe shumë të tjerë”, ka shkruar ajo.