Kosova e Shqipëria me stërvitje të përbashkëta ushtarake

Prishtinë | 24 Sht 2022 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Mehaj ka shkruar në Facebook se këto stërvitje janë kryer para dislokimit të tyre në Mbretëri të Bashkuar për stërvitje të tjera të përbashkëta.

“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe i FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!”, ka shkruar Mehaj.

Të ngjashme