Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar konferencën me gratë e suksesshme të diasporës, me temën “Roli i gruas shqiptare në diasporë”.
Arian Daci, zëvendësministër i Diasporës, tha se vendi do t’u jetë mirënjohjes grave të diasporës, të cilat kanë ruajtur kulturën dhe traditën e shqiptarëve.
“Kosova nuk do ta harrojë kontributin e madh që ka dhënë gruaja në mërgatë duke ruajtur gjuhën dhe kulturën tonë”, tha Daci.
Ermina Lekaj-Perlaskaj, deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë tha se grave duhet t’u jepet më shumë hapësirë që të jenë pjesë e vendimmarrjes
“Uroj që edhe më shumë të avancohet gruaja në shoqëri, në mënyrë që edhe gruaja shqiptare të merr pozitën e duhur në shoqëri. Pozita e gruas shqiptare është e dominuar nga burrat. Gruaja është shtyllë e familjes dhe e shoqërisë, sidomos nënat tona që jetojnë në diasporë dhe i edukojnë fëmijët me kulturën dhe gjuhën tonë”
Nënkryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, tha se institucionet do t’ju dalin në ndihmë gjithmonë diasporës.
“Kontributi i diasporës është i çmuar dhe nuk duhet e as nuk guxojmë ta harrojmë asnjëherë. Ministri i Diasporës në raportimin e fundit në komisionin tonë na ka sjellë disa nga aktivitetet, të cilat po bëhen për diasporën”
Mexhide Mjaku-Topalli, kryetare e Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës tha se Kosova ka nevojë për diasporën.
“Kosova këtë ditë është kthyer në qendrën më të madhe të mërgimtarëve. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për atë se cfarë keni bërë. Ndonëse larg nga vendlindja juaj, ju arritët të ruani në mendje dhe në zemër traditën tonë”
Të pranishmit nderuan jetën dhe veprën e Adem Demaçit me një minutë heshtje.