sh-prifti katolik i akuzuar për krime seksuale është ekstraduar nga Kosova në Britani të Madhe, pas ndjekjes së tij nga ana e policisë përgjatë pesë vjetëve të fundit.
Lawrence Soper, 72 vjeç, u arrestua të dielën pasi mbërriti në Aeroportin e Lutonit, nën dyshimin për nëntë akuza për krime seksuale për të cilat thuhet se janë kryer gjatë një periudhe prej vitit 1972 në 1986, raporton BBC.
Soper ishte ndaluar në muajin maj në Kosovë, pas një urdhër-arresti të lëshuar në nivel evropian.
Ai tani është duke u mbajtur në paraburgim në një stacion policie në perëndim Londrës.
Soper u arrestua në vitin 2010 e pastaj u la i lirë që të lajmërohet vazhdimisht në polici, por nga marsi i vitit 2011, ai nuk u duk më në stacionin e policisë.
Për këtë arsye, ndaj tij është lëshuar një mandat arresti evropian në vitin 2012. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale në shkollën e Shën Benediktit në Ealing, në perëndim të Londrës, ku jepte mësim në vitet 1970 dhe 1980.
Katër akuzat ndaj tij, duke përfshirë akte homoseksuale, paturpësi vulgare dhe ngacmime të pahijshme, lidhen me një viktimë të vetme që pretendohet e ka ndodhur në vitet nga 1972 deri 1976.
Djali ishte nën moshën 14 vjeç, kur Soper dyshohet se kreu një akt paturpësie vulgare ndaj tij. Dy akuza të sulmit të pahijshëm kanë të bëjnë me një djalë të dytë me moshë nën 16 vjeç që pretendohet se ka ndodhur në mes të 1979 dhe 1984.
Zyrtarët nga policia metropolitane e akuzojnë atë për veprat seksuale të shfrytëzimit dhe abuzimit të fëmijëve dhe për këtë kishin bërë përpjekje për të arrestuar priftin Soper.
Ai pritet të paraqitet në Gjykatë kurse arrestimi i tij u bë në Pejë.