Presidenti i Generalitat – Qeverisë autonome të Katalonisë, Quim Torra, ka përmendur rastin e pavarësisë së Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se nuk ishte shkelur e drejta ndërkombëtare.
Ai Kosovën e ka zënë në gojë dy ditë para se të takohet me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, njofton Klan Kosova.
“Gjykata konsideron se ligjet ndërkombëtare të drejtësisë nuk përfshijnë ndalimin me ligj për shpallje të pavarësisë (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, 22 korrik 2010, vendimi mbi rastin e Kosovës)”, ka shkruar ai në Twitter.
Ky komentim shërben edhe si kundërpërgjigje ndaj zëdhënëses së ekzekutivit spanjoll, Isabel Celaa, që ka thënë se nuk ekziston e drejta për shpallje të pavarësisë në rastin e Katalonisë, pasi që këtë nuk e njeh Kushtetuta.