Kosova humbë thellë ndeshjen që e llogariste të fituar

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, grupmosha deri në 21 vjeç, ka humbur edhe ndeshjen që para turneut llogariste ta fitonte lehtë Koha Ditore.

Kosova të dielën u mposht thellë nga Brazili dhe kështu humbi çdo gjasë që të sigurojë vendin e katërt në grup, i cili do t’ia siguronte kalimin në fazën e dytë të Botërorit që po mbahet në Spanjë.

Kosova humbi 23:36, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga Brazili.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht, ndërkohë që deri në fund të fazës së grupeve ka edhe një ndeshje, atë që do ta zhvillojë sot (e hënë, 16:30) kundër Bahrejnit, që po ashtu ka katër humbje, por në të gjitha ndeshjet rezistoi deri në fund. Pos ndaj Kroacisë, ndeshjet e tjera i humbi me rezultat të ngushtë.

Të ngjashme