Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj, ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se kjo marrëveshje ka vlerën prej 85 milionë euro dhe me afat kthimi prej 15 vjetësh
Ajo ka thënë se kjo marrëveshje ka për qellim adresimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
“Me qëllim të adresimin të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia ministria ka arritur dakordim për marrëveshjen. Marrëveshja ka vlerën prej 85 milionë euro ku afat për kthim ka 15 vite. Marrëveshja është në përputhje me të gjitha procedurat e parapara ligjore të marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Bajrami.