Kosova ka shënuar hapa pozitivë në të bërit biznes, por ende duhet punë

Prishtinë | 29 Tet 2016 | 13:36 | Nga Arsim Rashiti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “Raporti i Bankës Botërore Doing Business 2017” dhe sfidat në të ardhmen. Në këtë tryezë u theksua se në raportin e të bërit biznes janë evidentuar hapa pozitiv, por janë skanuar edhe disa mangësi, të cilat lënë vend për të punuar edhe më tej institucionet gjegjëse në përmirësimin e ambientit biznesor.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se përkundër asaj që viteve të fundit në Kosovë është duke dominuar agjenda e politike, por ekonomia dhe proceset ekonomike po e marrin kahen e vet.

“Komuniteti i biznesit është duke bërë hapa substancial pozitiv, dhe në qoftë se do të matet kontributi i juaj me indikatorë prekës për Kosovën është që ju gjeneroni punësoni, gjeneroni buxhet, prodhim e promovim të brendeve kosovare”.

“Në raportin e të bërit biznes janë evidentuar hapa pozitiv, por janë skanuar edhe disa mangësi, mirëpo edhe përkundër këtij avancimi nuk kemi arsye për komoditet, por për punë më shumë se në të kaluarën, sepse Kosovës i duhet një zhvillim ekonomik në këtë kohë që garanton stabilitet politik, social dhe do të përshpejtojë proceset integruese dhe përmirësimit të imazhit të Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Në tryezë kanë marrë pjesë dhe ministrat Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.

Ministri i Financave, Hoti, ka theksuar se janë dy ndryshime të mëdha që i ka marrë parasysh Banka Botërore që ka mundësuar të përmirësojë renditjen.

“Reforma e parë që ka ndërmarrë ATK është deklarimi online i të gjitha deklaratave tatimore që tatimpaguesit i dorëzojnë në ATK përmes platformës. Gjithashtu është përmirësuar ofrimi i shërbimeve për tatimpaguesit, duke zvogëluar koston e shërbimeve nga ATK”.

“Shtylla e dytë e reformave në ATK ka të bëjë me njohjen e shërbimeve të trajnimeve të punëtorëve për ngritjen e kapaciteteve punëtore, të cilën e ka njohur BB. Kjo na ka mundësuar ta përmirësojmë rangimin për 34 vende”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar indikatori i dytë është tregtia përtej kufijve, ku janë disa shtylla të reformave të Doganës të cilat kanë ndikuar në renditje.

“Shtylla e dytë e reformave në Doganë ka të bëjë me funksionalizimin e plotë të korridorit transit Kosovë-Shqipëri, i cili ka eliminuar nevojën e dokumentit transit të eksportit…”, ka thënë ai

Ndërsa, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Bajrami, thënë se Raporti i Bankës Botërore të të bërit biznes ka treguar që Kosova po shënon progres, mirëpo e rëndësishme është se Kosova ka hyrë në kategorinë e vendeve të cilat kanë ambientit të mirë të biznesit.

“Kemi dy lloj rezultate çdo vit, sepse BB po punon me metodologji të reja për secilin vit dhe kemi rezultate të pareviduara. Në qoftë se ishim krahasuar me rezultatet e vitit të kaluar ishim ngrit për 6 vende, ndërsa në shumë indikatorë do të shënonim rritje, por sivjet rezultatet janë dhënë me metodologji të reja të Bankës Botërore”, ka thënë ajo.

“Janë disa ministri të cilat kanë shënuar ngritje, ku njëra prej tyre është MF, e cila ka përmirësuar dy fusha, atë të pagesës së tatimeve dhe tregtisë përtej kufijve. Ministria e Tregtisë, kemi shkurtuar të gjitha procedurat për regjistrimin e biznesit, kemi hequr disa taksa, disa i kemi zbritur për 50 për qind, koha për fillimin e biznesit ka qenë për 3.4 ditë, kurse e kemi zbrit këtë kohë në 1.9 ditë. Në këtë indikator institucioni përgjegjës është MTI. Te sigurimi i lejeve ndërtimore nuk kemi pasur progres”, ka thënë ajo.

Ndërsa, te sigurimi i energjisë elektrike ministrja Bajrami ka thënë se nuk është bërë përmirësim pavarësisht, se janë munduar të zgjidhin probleme të bizneseve.

“Mungesa e energjisë është problem evident dhe nuk zgjidhet brenda disa muajsh. Qeveria e Kosovës po bënë përpjekje të mëdha që të finalizojë sa më shpejt kontratën me kompaninë ‘Contour Global’ që të kemi energji të mjaftueshme”, ka theksuar ajo.

oek-gerxhaliu1

avdullah-hoti oek-gerxhaliu2 oek-gerxhaliu3 oek oek1 oek2

Të ngjashme