Kosova ka shënuar regres alarmant në lirinë e medias, njollë e zezë për vendin

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 08:45 | Nga Flutura Kusari

Alarmuese, alarmuese, alarmuese.

Një njollë e zezë është shënuar sot në historinë e re të vendit tonë. Njollë që nuk do të hiqet lehtë.

Kosova ka shënuar regres alarmant dhe është renditur 19 vende më poshtë në indeksin e Reporterëve pa Kufij sa i përket lirisë së medias.

Pesë arsyet që kanë çuar në këtë rezultat të turpshëm të qeverisjes së koalicionit VV dhe Guxo janë:

  1. Tentim mbyllja e Klan Kosova
  2. Projektligji per KPM
  3. Sulmet dhe denigrimet online që iu bëhen gazetarëve dhe aktivistëve kur e kritikojnë pushtetin
  4. Emërimi i njeriut te VV-së si drejtor i televizionit në RTK dhe gjunjëzimi (presioni) financiar që po i behet transmetuesit publik
  5. Pasiguria e gazetarëve

Renditja e këtij viti në indeksin e RSF është vleresimi me negativ qe i është bërë Kosoves ne dekadën e fundit.

Çfarë rezultati i turpshëm.

Këto jane vlersimet e RSF-së ndër vite:

2024 – 60.19
2023 – 68.38
2022 – 67
2021 – 69.68
2020 – 70.67
2019 – 70.32
2018 – 70.39
2017 – 69.55
2016 – 69.5
2015 – 69.37
2014 – 70.71

Linku i raportit – https://bit.ly/3Qult4p

Të ngjashme