Kosova ka trend të uljes së papunësisë në dy vitet e fundit

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 12:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova ka një trend të mirë të uljes së papunësisë në vitin 2015 dhe 2016.  Kjo tregon se sektori privat po e bën punën e vet dhe se po ndërrohet mentalitetin që të punësuar konsiderohen vetëm ata që janë në sektorin publik.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot në mbledhjen e shtatë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZhE).

Në këtë mbledhje, merrnin pjesë dhe anëtarët e KKZhE-së, ministra, deputetë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe të Bankës Botërore, si dhe përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave, që mori pjesë për herë të parë në këtë mbledhje.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili hapi mbledhjen, tha se zhvillimi ekonomik i vendit, përkundër një ambienti të jopërshtatshëm politik, është prioriteti i parë dhe ai kryesor i Qeverisë së Kosovës. Ai theksoi se nëpërmjet politikave fiskale kanë arritur të zhvillojnë një ambient të favorshëm për të bërë biznes.

Ai po ashtu u ndal në disa procese aktuale nga takimi i kaluar i KKZhE-së, ku shprehu se me nënshkrimin e një marrëveshjeje kornizë me BE-në në takimin e parë të këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel, është arritur që Kosova të ketë qasje në programet e BE-së, të cilat ofrojnë ndihma financiare të drejtpërdrejta për ndërmarrjet vendore.

“Kemi pasur një përmirësim të Kosovës në raportin e Bankës Botërore të bërit biznes. Kosova është renditur në vendin e 60-të nga ai i 66-të që ka qenë më parë, ndërkaq progres të veçanta kemi treguar në indikatorët që kanë të bëjnë me fillimin e biznesit, në tregtinë përtej kufijve dhe në pagesat e tatimeve, që janë tre fusha shumë të rëndësishme për ne”, tha Mustafa.

Ai po ashtu foli për punën e Qeverisë në përmirësimin e legjislacionit dhe në eliminimin e burokracisë së tepërm, si dhe në implementimin e lehtësisë së qasjes në financa. Kryeministri po ashtu njoftoi se po punohet me BE-në për axhendën e reformave evropiane, duke bërë të ditur se ato kanë të bëjnë me rritjen e konkurueshmërisë së vendit, rritjen e cilësisë në arsim dhe rritjen e punësimit.

Kurse, përmes Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Ndërtim Mustafa bëri të ditur se po implementojnë projektin për certifikimin e produkteve kosovare, gjë që sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në hapjen e rrugëve për eksport.

Së fundmi, kryeministri theksoi se për vitin 2016 pritet që Kosova të ketë një rritje më të lartë ekonomike se në vitin 2015, e cila është 4.1 për qind.

“Kemi një trend të mirë të uljes së papunësisë, edhe në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014, edhe në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015, gjë që flet se sektori privat po e bën punën e vet dhe se po ndërrojnë mentalitetin që të punësuar nuk konsiderohen vetëm ata që janë në sektorin publik, por se ne jemi përcaktuar në ekonominë e tregut dhe problemin e punësimit mund ta zgjedhim vetëm përmes zhvillimit në këtë fushë”, tha në fund Mustafa.

Kurse, në fjalën e saj, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se kjo mbledhje tani është shndërruar në një mekanizëm mjaft funksional të dialogut publik dhe privat, i cili po punon në një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, pra në përmirësimin e mjedisit afarist në vend.

“Gjatë këtij viti janë shënuar një varg zhvillimesh pozitive lidhur me avancimin e axhendës sonë ekonomike dhe në këtë rast dua të falënderoj kryeministrin e vendit për lidershipin e tij, kolegët nga Këshilli kombëtar për zhvillim ekonomik për angazhimin e tyre dhe asociacionet e biznesit të cilat kanë qenë mjaft aktive dhe bashkëpunuese dhe konstruktive duke kontribuar kështu në thellimin e dialogut me institucionet qeveritare në funksion të lehtësimit të punës së biznesit dhe të krijimit të politikave në favor të biznesit nga vendi dhe tërheqjes së investimeve nga jashtë”, tha ajo.

Mustafa: Po punojmë për konkurrueshmëri tregtare në BE

Kryeministri Mustafa: Qeveria e përkushtuar për fuqizimin e rolit të grave në zhvillimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se tani po punohet me agjendën e BE-së për konkurrueshmëri në rritjen e politikave të tregut të punës.

Këto komente ai i ka bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, duke theksuar se ky Këshill ka ndikuar që ekonomia të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Mustafa ka theksuar se për vitin 2015 është arritur një rritje ekonomike prej 4.1 për qind.

“Edhe Këshilli edhe forma të tjera kanë ndikuar që të mbajmë ekonominë prioritet, zhvillimin ekonomik ta kemi si çështje të parë. Ne kemi arrit të krijojmë ambient të favorshëm të bëjmë biznes, siç është Marrëveshja e Stabilizim Acociimit, dhe marrëveshja të tjera të ndërlidhura me ekonominë. Në Bankën Botërore, ka pasur ndryshim kemi arrit në vendin e 60 sa kemi qenë, kemi arritur të bëjmë 66 fusha të favorshme në të bërit biznes. Tregtia si një faktor kyç ka arritur të jetë përtej kufijve… janë bërë investime në infrastrukturën fizike dhe përmes Fondit të Garantimit të kredive janë lëshuar 63 kredi”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu ka shtuar se si rezultat i këtij zhvillmi janë rritja e bizneseve të grave.

“Për vitin e ardhshëm ka projekte të cilat janë në vazhdimësi, gjatë këtij viti është arritur të ketë produkte të reja bujqësore, të cilat edhe kanë rritur të hyrat buxhetore. Gjithashtu për vitin 2015 kemi një ngritje prej 4.1%, kurse për vitin 2016 ende nuk është matur. Por mund të theksoj se kemi edhe një trend të uljes së papunësisë në nivel qendror dhe kjo na gëzon”, ka theksuar Isa Mustafa.

Gjithashtu ai ka theksuar se ka një trend të uljes së papunësisë.

Të ngjashme