Kosova kryen disa ekstradime e depërtime të kriminelëve me shtete të ndryshme

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se falë bashkëpunimit ndërkombëtar janë realizuar disa ekstradime, transfere e depërtime të personave që kanë rënë ndesh me ligjin nga dhe për në Republikën e Kosovës.

Këto aktivitete policore kanë përfshirë disa shtete si Shqipëria, Gjermania, Spanja e Italia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Falë bashkëpunimit policor ndërkombëtar, realizohen disa aktivitete (ekstradime, transfere e depërtime) të personave që kanë rënë ndash me ligjin, nga dhe për në Republikën e Kosovës
Prishtinë, më 29 shtator 2023
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, gjatë periudhës së fundit e mbështetur edhe nga njësitet tjera policore, ka realizuar me sukses disa ekstradime, transfere dhe depërtime të personave të ndryshëm që kanë rënë ndash me ligjin, kështu:

  • Më datë 13.09.2023, është ekstraduar nga Shqipëria, personi me inicialet A.K., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”.
  • Më datë 15.09.2023, është ekstraduar nga Gjermania, personi me inicialet L.T., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vrasje”.
  • Më datë 18.09.2023, është realizuar një depërtim të një shtetasi Spanjoll, i cili ka qëndruar në RKS pa asnjë dokument. Ky depërtim është realizuar me ndërmjetësimin e Shqipërisë.
  • Më datë 19.09.2023, është kryer transferi i personit të dënuar nga Italia në Kosovë. Personi i transferuar me inicialet H.I., qytetar i RKS, i dënuar me 22 vite burgim nga Italia për veprën ‘Trafikim me narkotik’, tani do të kalojë pjesën e mbetur të vuajtjes së dënimit në burgjet e Kosovës.
  • Më datë 22.09.2023, pas koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve reciproke, autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar në Podgoricë personin e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar me inicialet M.K., qytetar i RKS i nacionalitetit serb, i kërkuar nga autoritetet tona për veprën penale “Krime Lufte”. Personi i arrestuar është në proces të ekstradimit nga Mali i zi në Kosovë sipas procedurave ligjore.
  • Më datë 26.09.2023, është ekstraduar nga Mali i zi personi me inicialet SH.P., qytetar i RKS , i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vjedhje e Rendë”.
  • Më datë 28. 09.2023, është ekstraduar nga Gjermania personi me inicialet A.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”.
    Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë, një bashkëpunim dhe koordinim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të ngjashme