Marrëveshje Kosovë-ShBA për luftimin e ekstremizmit

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 17:04 | Nga

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimi në fushën e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm me Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa, ambasadori amerikan, Greg Delawie, dhe koordinatori për zhvillim dhe përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi, u tha se ofron kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Kryeministrit, Ambasadës së ShBA-së dhe UNDP-së për zbatimin e një projekti për të kryer një vlerësim bazik të luftëtarëve të huaj që vijnë ose që janë të lidhur me Kosovën.

“Qëllimi i projektit është që të prodhojë një vlerësim gjithëpërfshirës që mund të përdoret për hartim të politikave të bazuara në dëshmi për parandalimin e radikalizmit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për të informuar aktivitetet për de-radikalizëm dhe ri-integrim, si dhe për të siguruar një drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

delawie

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme