Kosova po shënon trend të rritjes së personave të vdekur nga COVID-19, dhe rënie me raste të reja të të infektuarave sipas të dhënave të ISHKPK-së, nga data 8-10 gushtë, shkruan Ekonomia Online.
Po ashtu edhe numri i të shëruarave po është i lartë.
Sipas të dhënave me datë 8 dhe 9 gusht kanë vdekur nga 12 persona me COVID-19, ndërsa me datë 10 gusht janë 14 vdekje.
Ndërsa, sa i përket të dhënave sipas këtyre datave numri i të infektuarave është në rënie.
Më 8 gusht janë regjistruar 190 raste, ndërsa më 9 gusht 188, raste, kurse më 10 gusht 172 raste.
Kosova aktualisht sipas të dhënave të OBSH-së, është ndër vendet me numrin më të lartë të infektuarave në krahasim me numrin e banorëve.