Megjithëse sivjet pati tri shanse, Kosova e ka humbur mundësinë të bëhet pjesë e ceremonisë prestigjioze të filmit, “Oscars” për vitin 2019. Tre filma të realizuar nga regjisore kosovare kanë mbetur jashtë garës, në ditën kur u publikua lista e filmave në listat e ngushta.
“Martesa” në regji të Blerta Zeqirit mbeti jashtë konkurrencës në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj. Ndërsa filmat “Ajo” me regji të More Raçës dhe “Gardhi” i Lendita Zeqirajt, nuk u përfshinë në listën e “Live Action Short Film”.
Mediat botërore kanë raportuar sesi për të parën herë në historinë e “Oscars”, Akademia prestigjioze që ndan çmimet, i publikoi listat e ngushta në nëntë kategori përnjëherë. Nominimet nga këto kategori sikurse edhe ato për çmimet në kategoritë kryesore, do të bëhen më 22 janar.
Ceremonia e 91-të vjetore e “Academy Awards” do të mbahet më 25 të muajit shkurt.