Vipat që u zhveshën në festën e Vanity Fair pas Oskarit

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Nuditeti nuk është më vetëm një trend, por është “veshja” kryesore pothuajse në çdo tapet të kuq. Dhe falë Emily Ratajkowski-t, Daisy Edgar Jones-it, Hailee Stenfeld-it dhe Hunter Schafer-it, ne pamë shumë zonja që dolën gjysmëzhveshur në festën e Vanity Fair pas Oskarit.

Si u zhveshën vipat në eventin e Oscar!


Të shumta ishin modelet dhe aktoret që u shfaqën në tapetin e kuq duke treguar trupin e tyre pa të meta me krijimet e tejdukshme të shtëpive të mëdha të modës. Modelet Ratajkowski dhe Alessandra Ambrosio janë shfaqur disa herë me veshje që shumë pak i lënë imagjinatës, por të tjera si Edgar-Jones dhe Emma Chamberlain janë shfaqur për herë të parë gjysmë të zhveshura.

Nuditeti që shfaqnin ndryshonte nga zonja në zonjë… Për shembull Eva Longoria tregonte vetëm pjesën e poshtme të trupit ndërsa Sabrina Carpenter tregonte pjesën e sipërme. Ashley Graham, Casey Ëilson, Taylour Paige dhe Danielle Brooks kishin veshur të brendshme poshtë fustaneve të tyre të tejdukshme, ndërsa Ciara, Laura Harrier dhe Charlotte Lawrence zgjodhën të shfaqeshin topless.

Si u zhveshën vipat në eventin e Oscar!



Këta ishin disa nga vipat që u zhveshën në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oskar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme