Filmi që bëri histori në “Oscar” vjen në Kosovë

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Drama mbi “nomadët amerikanë”, që u shpërblye trefish në “Oscar” – me çmimin e filmit më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për aktoren më të mirë kryesore – këtë muaj do të shfaqet në Kosovë.

Rrjeti i kinemave “Cineplexx” më 13 maj do të sjellë filmin “Nomadland” të regjisores Chloé Zhaos.

Ky film pritet të jepet edhe edhe në “Kino ABC” si dhe “DokuKino”. Për njohës të kinematografisë “Nomadland” është një vlerë e pakrahasueshme që do të ndikojë në kultivimin e shijes së publikut kudo në botë.

Një përzgjedhje e duhur, sipas tyre, për publikun në Kosovë që di të vlerësojë filmat me vlerë artistike e jo vetëm filmat komercialë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme