Volejbollistët kosovarë kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në ciklin eliminator për Botëror.
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve mbrëmë u mposht nga Hungaria, kurse sot pësoi nga Estonia me rezultat 0-3 në sete (13-25, 15-25, 7-25), transmeton Koha.net.
Përfaqësuesja e Kosovës është në Grupin D të eliminatoreve tani do të zhvillojë edhe tri ndeshje, të gjitha në Tallin. Të premten me Rumaninë, të shtunën me Rusinë dhe të dielën me Malin e Zi.