Shqipëria ka një short shumë të favorshëm për Euro 2020 dhe ka mundësi shumë të mirë për të shkuar në këtë aktivitet, sipas analistit Redi Jupi.
Në “Procesi Sportiv”, ai deklaroi se skuadra e drejtuar nga Christian Panucci ka shanse të luajë për vendin e dytë. “Short me të favorshëm nuk besoj se mund të kishim. Ishte vetëm një grup tjetër pak më i favorshëm. Por nuk duhet t’i marrim gjërat lehtë”, tha Jupi.
“Kosova? Nuk e ka shumë të lehtë grupin se duke qenë se ishte në vazon e 5-të nuk është se e favorizon shumë ky short. Ka mundësi të bëjë mirë në këtë grup. Dy nga ekipet, Bullgaria dhe Mali i Zi janë ekipe që janë nën nivelin e Kosovës për mendimin tim. Ky short ka një veçori që dy vende kualikohen, vendi i tretë është për ngritje vazoje për turnetë e ardhshme. Mendoj se vendin e tretë e ka brenda mundësive, me një fazë kualikuese normale e mbyll në vend të tretë. Çekia e vendit të dytë është e fortë, por nuk i dihet”, tha ai.
“Ne krahasimet i bëjmë me ditët e mira të kombëtares, me ditët ku i është marrë maksimumi kombëtares. Atmosfera që përjetojmë ne, nuk e kanë të tjerët, ajo ndihmon me raste të ngushtohet niveli teknik me ekipet e forta”, tha Redi Jupi.
“Të vijë Kampionia e Botës në stadiumin e ri është edhe e mirë nga pikëpamja e imazhit dhe marketingu. Sepse mund të të vinte një skuadër që edhe të mundte, edhe nuk përfaqësonte asgjë. Por Islanda nuk ka tuar asnjë ndeshje këtë vit, a ka ekip më të përshtatshëm se Islanda? Nuk ka ekip me një bilanc aq negativ sa ajo në Evropë, nuk ka fituar asnjë nga 14 ndeshjet”, shtoi Jupi.
“Për të shkuar në Evropian nuk shkohet më me pikë në tavolinë e fitore të rastësishme. Nëse duhet të shkojmë, duhet të bëjmë fazë kualikuese shumë të mirë. Nëse dalim të tretit është normale. Ne duhet të bëjmë kualikuese shumë të mirë që të lëmë mbrapa Islandën. Nuk jam dakord që do të marrim 12 pikë me Moldavinë e Andorrën. Historia e kualikuesve nuk do të jetë aq e thjeshtë, por e them se na duhen fitoret këtu me Islandën dhe Turqinë”, tha Jupi.
“Me këtë short kaq favorizues duhet të mendohet me çfarë trajneri do të shkohet atje, por ky është një shans i artë të marrim maksimumin nga ky short. Nuk e di a do të jetë ndonjë short më favorizues se këtë herë. Turqia është në pikën e saj më të ulët. Nuk ka asnjë lojtar të madh që luajnë në kampionatet evropiane, gjithë ekipet e mëdha turke janë në krizë. Forca e saj ka qenë se kishte bazën te ekipet e mëdha. Tani është në krizë të madhe, nuk është në momentin më të mirë. Nuk është ekip i parezistueshëm”, përfundoi Jupi për shortin e Shqipërisë.